Dy sherre mes të rinjve janë regjistruar në Durrës.
I pari ka ndodhur në lagjen nr.8 dhe ka pasur për protagonist shtetasin A.M. vjeç 22, i cili ka goditur me sende të forta, shtetasin K.D., vjeç 27, banues në Durrës.
Si pasojë e dhunës, 27-vjeçari ka mbetur i plagosur lehtë, ndërsa dhunuesi i tij është nën hetim.
Ndërsa sherri i dytë është konsumuar mes shtetasve S.Ll 33 vjeç nga Durrësi dhe G.K. 17 vjeç, banues në fshatin Shënavlash.
Mësohet se adoleshenti është goditur me grushte nga 33-vjeçari ndaj të cilit ka nisur procedimi penal për veprën penale “Lëndime të tjera me dashje”.





