Prej 5 ditësh është larguar nga shtëpia duke lënë familjarët e tij në ankth dhe frikë.
20-vjeçari M.S. banues në Shkallnur, Durrës është larguar nga shtëpia që në datë 8 korrik dhe nuk është bërë më i gjatë.
Pas disa kërkimeve që familja ka bërë tek të afërmit dhe rrethi shoqëror i 20-vjeçarit, babai i tij L.S. 50 vjeç është drejtuar në policinë e Durrësit për të bërë denoncimin për zhdukjen e tij.
50-vjeçari ka kërkuar ndihmën e efektivëve blu për të lokalizuar djalin e tij.
Policia bën të ditur se ka nisur punën për gjetjen e të riut dhe rikthimin pranë familjes.





