Një banesë në qytetin e Durrësit është përfshirë nga flakët.
Mësohet se ditën e djeshme ka rënë zjarr në shtëpinë e shtetasit M.K., vjeç 52, banues në Durrës.
Sipas burimeve zyrtare, bëhet e ditur se për pasojë janë djegur disa orendi shtëpiake, ndërsa nuk njoftohet për persona të lënduar.
Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri ka rënë nga një shkëndijë në rrjetin elektrik.
Neni 151 I Kodit Penal.





