Kufoma e një 22-vjeçari shqiptar është gjetur nga banorë të zonës mëngjesin e së premtes në zonën Koum Kapi në Chania, në Villa Koundourou.

Kufoma u identifikua dhe sipas policisë greke i takon një 22-vjeçari shqiptar, por pa e publikuar identitetin. shkruan Zougla.gr.

Pas gjetjes së kufomës ka shkuar në vendngjarje policia e zonës, policia e portit, ambulanca dhe morën trupin e shqiptarit për të cilin ende nuk dihet nëse ka vdekur apo është vrarë.

Ekzaminimi i mjekësisë ligjore pritet të hedhë dritë mbi shkaqet e sakta të vdekjes së të riut.