Plas sherri mes një çifti në Durrës, në lokalin që ata të dy zotëronin.

Policia informon se shtetasi G.Gj., 34 vjeç, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses 5 vjet më të madhe, shtetases T.Xh., 39 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur në lokalin e tyre, sqaron policia.

Më datë 12.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për 34-vjeçarin Neni 130/a i Kodit Penal.