Miqësia e Landit me Dr.Florin ishte shumë e madhe, por ndarja nga jeta e këtij të fundit ka lënë një dhimbje të madhe te djemtë e grupit West Side Family.
Edhe pse kanë kaluar disa vjet nga vdekja Dr.Florit, Landi nuk e harron kurrë shokun e tij. Ai ndërkohë që udhëtonte me makinë dhe me sytë nga qielli, ka kujtuar mikun e tij duke theksuar për të disatën herë se sa shumë ia ndiejnë mungesën.
‘Do të na mungosh për gjithë jetën’, shkruan këngëtari në një video që ka postuar në ‘Instagram’.
Muzika në sfond dhe pamja që e shoqëron duket se e kanë bërë nostalgjik Landin.





