Policia në Bari të Italisë ka arrestuar një shqiptar 21-vjeçar dhe një vajzë greke 18-vjeçare, pasi akuzohen për trafik ndërkombëtar të substancave narkotike.
Çifti kishte zbarkuar me traget në bordin e një makine të vjetër, ku kishte fshehur plot 30 kilogramë heroinë nëpër tavolina të vogla portabël prej druri, të cilat i kishin vendosur në bagazh e në pjesën e poshtme të sediljeve të makinës.
Autoritetet e Guardia di Finanza dhe zyrtarët e Agjencisë së Doganave zbuluan se në secilën prej tavolinave të mbyllura, ndodheshin 56 pako drogë, të futura në një hapësirë prej pak centimetrash.
Dy korrierët u arrestuan dhe u dërguan në burgun e Barit dhe Tranit. Vijojnë hetimet për të zbuluar prejardhjen dhe destinacionin e drogës së kapur.





