Kivanc Tatlitug është një nga aktorët turq më të njohur dhe më të pëlqyer.
Ai u bë i njohur për shqiptarët në “Dashuri e Ndaluar” në rolin e Behlulit.
Ai gjithashtu u ndoq me sukses edhe në serialin e fundit “Xhesuri dhe e bukura”.
Duke qenë se në Shqipëri janë transmetuar shumë seriale turke, ku ai është protagonist kryesor, publiku ka arritur ta shohë Kivanç Tatlitug me pamje të ndryshme.
Ai së fundmi gjithashtu ka publikuar një fotografi nga fëmijëria e tij.
Një djalosh tejet simpatik, ku ka marrë edhe komente të shumta dhe pëlqime nga fansat.
Tatlitug gjithashtu në deklaratat e mëparshme në mediat turke, ka pranuar se origjina e tij është shqiptare.





