Çmenduri në Torino, ku një burrë është filmuar ndërsa vjen vërdallë në mes të rrugës me një pistoletë në dorë, duke kërcënuar një tjetër burrë që nuk duket në pamjet filmike.
“Të vras si qen, të vras!”, dëgjohet të bërtasë personi me pistoletë në dorë. Në fillim kërcënimet i bën ndërsa është në makinë, e më pas del prej saj dhe ngre pistoletën në drejtim të shënjestrës së tij.
Pas denoncimit të banorëve të zonës, policia italiane e ka ndaluar 38-vjeçarin, që mbante në dorë një armë me ajër të kompresuar. Shihni videon këtu.





