Një person me armë ka qëlluar ndaj një gruaje, e cila ishte brenda makinës së saj dhe kishte ngecur në trafik. Sic tregojne edhe kamerat e sigurise qe kane filmuar kete moment, i dyshuari iu afrua makinës tip BMW dhe hapi zjarr duke qëlluar me pistoletë 51-vjeçaren.
Ngjarja e rëndë ndodhi në pjesën veriore të Londrës, në Britani të Madhe më 14 Maj, ndërsa pamjet janë bërë publike sot. Policia është duke hetuar ngjarje si vrasje e mbetur në tentativë, teksa gruaja ndodhet ne gjendje te mire shendetesore. Sa i përket autorit, ende nuk ka asnjë person të dyshuar. Identifikimi i tij është i vështirë për shkak se ishte i maskuar.





