Policia e kishte shpallur në kërkim pasi kishte qëlluar me armë në mes të qytetit, por disa orë më pas është ndaluar.

Bëhet fjalë për të riun 27-vjeçar A.K. banues në Durrës, që qëlloi me armë zjarri në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar dhe më pas u largua nga vendngjarja me një automjet tip BMW.  Në cilësinë e provës materiale në vendngjarje u bllokua nga ana e policisë një gëzhojë e kalibrit 9 mm.

Mësohet se 27-vjeçari akuzohet për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.