E diela që lamë pas nuk ka kaluar dhe aq e qetë në qytetin e Durrësit.

Policia njofton se një 27-vjeçar ka qëlluar në ajër me armë zjarri në lagjen nr.4.

Mësohet se më pas i riu me inicialet A.K., është larguar me mjetin tip “BMW”.

Në cilësinë e provës materiale në vendngjarje u bllokua një gëzhojë e kalibrit 9 mm.

Policia po punon për kapjen e 27-vjeçarit.

Ndërkohë që materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, sipas neneve 278 e 274 të Kodit Penal.