Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në qendër të Elbasanit pranë rrethrrotullimit të bashkisë.
Raportohet se një makinë ka përplasur një grua që po kalonte te vijat e bardha së bashku me foshnjën e saj 10-muajshe në karrocë.
Të dëmtuarit janë dërguar në spitalin e qytetit ku po i nënshtrohen kontrollit mjekësor.
Paraprakisht konstatohet se nuk ka probleme serioze nga aksidenti, ndërsa nëna e fëmijës ka pësuar tronditje nga aksidenti por jo dëmtime serioze.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.





