Një 21-vjeçar është shpallur në kërkim pasi ka shtyrë një fëmijë për të vjedhur në Golem.

Burimet zyrtare bëjnë me dije shtetasit K.C, 21 vjeç, banues në Kamzë, ka shtyrë për të vjedhur të miturin me iniciale A.I, 12 vjeç, banues në Golem.

12-vjeçari ka vjedhur në një shezllon, një çantë me një shumë parash dhe një celular shtetasit R.F, 27 vjeç, banues në Maqedoni.

Policia po punon për kapjen e 21-vjeçarit. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, nenet 129 e 134 të Kodit Penal