Një tragjedi ka tronditur dje Kanionin e Matkës dhe vizitorët e saj. Rreth orës 16:00 një shqiptare e re nga Kosova i është afruar lumit Treska për të larë duart, mirëpo fati i keq ka qëlluar që të rrëshqasë në ujë, thonë dëshmitarët okularë për Almakos.
Ujërat e shpejta në Matkë nuk i kanë lënë hapësirë kosovares që të dalë në brigje, ndërsa situatën e ka rënduar shtatzënia e saj.
Më në fund, disa persona kanë arritur ta nxjerrin jashtë lumit kosovaren. Por fatkeqësisht ajo kishte ndërruar jetë.
Sipas tyre, ndihma e shpejtë është vonuar më shumë se një orë.