Shkon në dy numri i viktimave pas shembjes së një godine në ish-uzinën e Laçit gjatë ditës së djeshme.
Pas vdekjes së Drilon Lamaj 27 vjeç një ditë më parë, sot ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës edhe shoku i tij që mbeti i plagosur, Dashamir Jahja 22 vjeç.
Dy të rinjtë po tentonin të merrnin skrap kur muret dhe soleta e ish-uzinës së superfosfatit në Laç u shemb duke i zënë poshtë.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë të shtunën kur ndodhi ngjarja
Më datë 07.07.2018, rreth orës 13:15, tek ish – Uzina e superfosfatit në Laç – Kurbin, gjatë gërmimeve, janë zënë poshtë nga materiale inerte 2 shtetas të cilët janë dërguar në spital, ku njëri ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdojnë hetimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





