Një krim i rëndë ndodhi të enjten në veriun e Sidney-t në Australi, ku një baba vrau dy fëmijët e tij adoleshentë.
15-vjeçari Jack dhe 13-vjeçarja Jennifer Edwards u gjetën në vrarë në shtëpinë e tyre në Hull Road, në West Pennant Hills në një akt që policia e cilësoi si sulm të planifikuar. Ata u qëlluan për vdekje nga babai i tyre John Edwards.
Rreth 12 orë më vonë, ai u gjet i vrarë në shtëpinë e tij në Normanhurst dhe policia beson se 68-vjeçari u vetëvra pas krimit.
Hetuesit e besojnë se vrasjet ishin të paramenduara dhe të planifikuara më parë nga Edwards. Ai kishte qenë në një betejë ligjore për kujdestarinë e fëmijëve gjatë dy viteve të fundit me ish-bashkëshorten e tij, nënën e dy fëmijëve.





