Policia Rrugore e Durrësit ka vënë në pranga një 20-vjeçar, i cili ka shkaktuar një aksident rrugor.
Mësohet se 20-vjeçari M.R. ndërsa po udhëtonte me një mjet tip “Fiat” pa targa, në Maminas është përplasur me mjetin tip “Volksvagen” të drejtuar nga shtetasi A.Sh. 49 vjeç, banues në Durrës.
Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri në mjetin tip “Fiat”, shtetasi G.N, 47 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, policia ka nisur procedimin penal edhe për drejtuesin e mjetit tip “Volksvagen”, shtetasin A.Sh.





