Dy persona janë plagosur, pasi është shembur një pjesë e murit të ish-uzinës së superfosfatit në Laç.
Mësohet se të plagosurit, Drilon Lamaj dhe Dashamir Hajha ishin duke nxjerrë skrap në momentet e incidentit.
Të dy janë transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe sipas të dhënave të para gjendja e tyre shëndetësore është e rënduar.





