Në vijim të punës kundër krimit të organizuar si dhe sekuestrimit të pasurisë që rrjedh nga veprimtaria kriminale, është hapur proçedimi penal i regjistruar për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale" parashikuar nga Neni 287 i Kodit Penal për hetime të pasurisë së shtetasit Fatos Fasko.
Si rezultat i vijimeve të veprimeve të kryera, nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, u zbatua vendimi i datës 03.07.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për sekuestron e pronës së shtetasit:
– Fatos Fasko, 49 vjeç, banues në Radostin, Fier, i cili është i dënuar me 9 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Konkretisht pasuritë e sekuestruara janë:
•Apartament me sipërfaqe 127.68 m² në Tiranë.
•Apartament me sipërfaqe 50 m² në Fier.
•Truall me sipërfaqe 380 m² dhe 50 m² në ndërtim.
•Pronë me proces legalizimi me sipërfaqe 548.3 m² në fshatin Radostin, Fier.
•Dymbëdhjetë llogari bankare në emër të shtetasit Fatos Fasko dhe të familjarëve të tij me gjendje 1.300.000 lekë.
• Tre automjete.
Vijon puna për identifikimin e pasurive të tjera që mund të ketë ky shtetas.





