Një motoskaf me 1 ton kanabis sativa është kapur në Itali. Siç shkruajnë mediet fqinje, në pranga janë vënë 3 skafistë.
Këtë herë trafikantët kanë udhëtuar në mes të ditës, duke dashur që të përzihen me mjetet lundruese.
Por Guardia di Financës nuk i kishte shpëtuar gomonia e fuqishme që udhëtonte drejt brigjeve italiane.
Motovedetat kane mundur të bllokojnë gomonen pas një ndjekje të shkurtër dhe brenda saj kanë gjetur 49 pako me kanabis, me peshë totale afërsisht 1 ton.
Në pranga janë vënë tre skafistët, M. A., 34 vjeç, A. E., 30 vjeç nga Vlora dhe G. M., 65 vjeç nga La Spezia.





