Dy automjete kanë mbetur të përfshira në një aksident të regjistruar pak minuta më parë në afërsi të Pallatit të Sportit “Ramazan Njala”, në Durrës.
Sipas dëshmitarëve, përplasja mes dy mjeteve ka ndodhur rreth orës 19.45. mësohet se ka vetëm dëme materiale dhe jo të lënduar në njerëz.
DurrësLajm sjell foto nga vendngjarja e aksidentit, ku sipas informacioneve paraprake njëri automjet është përplasur me makinën që ndodhej përpara dhe për pasojë të dy mjetet kanë pësuar dëme.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të përplasjes mes dy mjeteve.





