Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim policor është arrestuar nga efektivët.
Sipas njoftimi zyrtar, në pranga ka rënë shtetasi Dritan Merraj, 43 vjeç, banues në Burrel.
Merraj ishte i shpallur në kërkim policor pasi në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj nënës së tij shtetases S.M., 67 vjeçe.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprën penale "Dhunë në familje", parashikuar nga neni 130/a/4, i Kodit Penal.





