Qarkullon në kryeqytet me armë zjarri pa leje, kapet në flagrancë dhe arrestohet nga shërbimet e njësisë “Shigjeta”.

Gjatë ditës të djeshme, gjatë kontrolleve në rrugë të ndryshme të kryeqytetit, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

–  Leonardo Rakipllari, 29 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Audi”, në rrugën “Isuf Elezi”, pasagjerit të mjetit, shtetasit Leonardo Rakipllari, i është gjetur në çantën e tij të krahut, një armë zjarri e llojit pistoletë tip “Zastava”, të cilën e mbante pa leje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë dhe një krehër me 12 copë fishekë.