Drejtoria Vendore e Policisë Durrës në një njoftim në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit ka dhënë detaje për banesat e dëmtuara në të gjithë qarkun e Durrësit si pasojë e lëkundjeve të fuqishme gjatë paradites së të mërkurës.
Policia bën me dije se në të gjithë qarkun Durrës janë dëmtuar 36 banesa nga tërmeti rreth 6 ballë me qendër në Hamallaj.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 04.07.2018, rreth orës 11:00, në Qarkun e Durrësit, pati lëkundje tërmeti, me qendër në Hamallaj, rreth gjashtë ballë, si pasojë ka pasur dëme materiale:
- Në fshatrat Hidrovor Hamalle, janë dëmtuar katër banesa.
- Në fshatin Manez e Vjetër, dy banesa.
- Në fshatin Radë, dy banesa.
- Në fshatin Shkafane, një banesë.
- Në fshatin Ishëm, një banesë.
- Në fshatin Gjuricaj-Fushë, katër banesa.
- Në fshatin Lalëz, një banesë.
- Në fshatin Karreç Koder, katër banesa.
- Në fshatin Katund i Ri, Sukth, katër banesa.
- Në Krujë, gjashtë banesa.
- Në fshatin Derven, dy banesa.
- Në fshatin Bushnesh, dy banesa.
- Në fshatin Brret, dy banesa.
- Në Fushë-Krujë, një banesë.
Punohet për eliminimin e pasojave të tërmetit.





