Ditën e sotme, banorët e fshatiti Bërzhitë kanë shpëtuar një 14-vjeçar i cili rrezikoi të mbytej në lumin Erzen, ku ishte futur për t’u larë.

Sipas informacionit paraprak të policisë, banorët kanë ndërhyrë, sapo kanë parë 14-vjeçarin në rrezik, dhe e kanë nxjerrë nga lumi me shenja jete.

Në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku bënë të mundur dhe transportimin e fëmijës për ndihmë mjekësore në spital.