Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në vendin e quajtur kthesa e Grecallisë në Fier.
Një automjet tip “Volkswagen” ka përplasur shtetasin Petraq Shanka, 60 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në sallën e reanimacionit nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë është shoqëruar në polici drejtuesi i mjetit, i cili shkaktoi aksidentin. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve.





