Dy gra janë bërë objektiv për hajdutët në mes të ditës, në rrugët e Durrësit.

Pas më shumë se një viti, janë rikthyer vjedhjet e varëseve të floririt, të cilat shkulen me forcë nga qafat e grave.

Një ndodhi e tillë i ka ndodhur një 59-vjeçareje në Durrës. Shtetasja A.L. ka denoncuar në polici se në lagjen nr.17 i kanë marrë nga qafa varësen e floririt.

Hajduti është larguar me vrap, duke u fshehur në rrugicat e lagjes.

Ndërkohë, në një tjetër lagje të Durrësit, atë numër 9, një 44-vjeçare ka konstatuar vjedhjen e portofolit.

Mësohet se shtetasja V.A. ka deklaruar në polici, se hajduti i ka marrë nga çanta portofolin, së bashku me një sasi lekësh që kishte brenda.

Deri tani, policia nuk ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtyre vjedhjeve.