Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm deputetin Tom Doshin për çështjen e kallëzimit të rremë për atentatin e supozuar ndaj tij në vitin 2015.

Në seancën e sotme, gjykata vendosi ta shpallë Doshin të pafajshëm, ndërkohe që vendosi 1 vit burgim për ish-deputetin Mark Frroku, por për shkak të gjykimit të shkurtuar i mbeten 8 muaj burg. Por Frrokut i pezullohet dënimi me burg dhe vihet në shërbim prove.

Ndërkohë që me 1 vit burg është dënuar Durim Bami, por edhe këtij i shuhet masa e dënimit me burg, pasi ka ndenjur më shumë se kaq në paraburgim.