Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së martës në Elbasan, në fshatin Gjegjan, ku një çift bashkëshortësh janë gjetur të pajetë në banesë.
Nga të dhënat paraprake, dy të moshuarit kanë ndërruar jetë si pasojë e asfiksimit nga rrjedhja e bombolës së gazit.
Çifti i të moshuarve, identiteti i të cilëve nuk dihet ende, janë gjetur të mbyllur në banesën e tyre dykatëshe, ndërkohë që nuk dihet nëse jetonin vetëm apo jo.
Aktualisht policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.





