Rikthehen sherret në rrugë në Durrës. Këtë herë, sherri i trefishtë ka ndodhur në lagjen nr.6 të qytetit bregdetar.
Sipas policisë, “shtetasit D.P., dhe E.P., vjeç 43 e 40, banues në Durrës, në lagjen nr.6, dyshohet se kanë goditur me mjete të forta, shtetasin A.V., vjeç 41, banues në Durrës, i cili pas mjekimit në spital, u largua për në banesë”.
Mësohet se dy protagonistët e sherrit janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre. Ata akuzohen për “Plagosje të lehtë me dashje”, në bashkëpunim.





