Policia e Tiranës bën me dije se një 50-vjeçar është rrëzuar aksidentalisht nga kati i pestë i një pallati.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Margarita Tutulani” në Tiranë, ndërkohë që i aksidentuari është identifikuar me inicialet L.L, 50 vjeç.

Ai është dërguar me urgjencë në spital ku po merr dhe ndihmën mjekësore.

“Më datë 02.07.2018, në rrugën “Margarita Tutulani”, nga pakujdesia ka rënë nga kati i pestë, i pallatit shtetasi L.L., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”,njofton policia.