Vajza 5-vjeçare e cila u aksidentua dhe luftonte me vdekjen prej të shtunën e 30 qershorit në Fier, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë. 

Vogëlushja A.Metohu nga Kurjani i Bashkisë Roskovec u përplas nga një automjet teksa kalonte nga njëra anë në tjetrën të rrugës.

Burime nga spitali Fierit bënë me dije se pas goditjes së marrë në kokë, vajza pati hemorragji në tru, çka e bëri të pamundur mbajtjen e saj në jetë.

Ajo u dërgua fillimisht në Spitalin Rajonal në Fier pa shenja jete dhe me pas u njoftua për vdekje klinike. E mitura u rikthye në jetë duke rikthyer edhe shpresat e familjarëve për përmirësim të gjendjes se saj shëndetësore, por fatkeqësisht nuk rezultoi kështu.