Zbardhen detaje të reja nga vetëvrasja e Shkëlzen Qordjas, shoferit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e ambienteve të Gardës, por në vendin ku ai qëlloi veten, në garazhin e Gardës së Republikës, nuk ka pasur kamera sigurie. Ambienti që survejohet është ai përtej garazhit të Gardës. Ende nuk dihet ora e saktë e vetëvrasjes së 31-vjeçarit, ndërsa ngjarja u raportua rreth orës 11:00 të ditës së shtunë.

Nga dëshmitë e dhëna përpara grupit hetimor, në ambientet e Gardës nuk janë dëgjuar të shtënat me armë zjarri. Report Tv zbardh edhe dëshminë e një prej kogelëve të Qordjas, i cili ka takuar për herë të fundit shoferin e Xhafajt. Ai ka thënë se nga biseda që kishte pasur me Shkëlzen Qordjan, ky i fundit nuk i kishte shprehur asnjë shqetësim. Gjithashtu, 31-vjeçari ka biseduar edhe me disa njerëz të tjerë përpara se t'i jepte fund jetës.

Ndërkohë, vetëvrasjen e Shkëlzen Qordjas e konfirmon edhe ekspertiza paraprake mjeko-ligjore. Ai është vetëqëlluar në pjesën e djathtë të kokës dhe plumbi i ka shkaktuar dëmtime të shumta në kokë, duke e tejshpuar. Sipas mjekëve, Gardisti mund të mbijetonte falë ndërhyrjes së mjekëve.