Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit gjatë ditës së sotme, ku një person ka plagosur me thikë dy policë pasi është tentuar që të ndalohet prej tyre.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 5 maji të qytetit. Sipas njoftimeve paraprake, autori, shtetasi që i përket komunitetit rom, Nerfan Halimllari, më herët kishte grabitur një dyqan. Nën kërcënimin e thikës ai ka marrë një shumë parash në dyqan dhe është larguar menjëherë.
Pronari i biznesit Ardian Kuka ka njoftuar policinë pas ngjarjes dhe blutë kanë mbërritur në banesën e autorit të dyshuar, ku edhe kanë gjetur shumën e parave të grabitura.
Në këtë moment, autori godet me thikë dy efektivë duke i lënë të plagosur. Ai është prangosur menjëherë nga policia, ndërsa vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.





