Një sasi eksplozivi është vendosur në banesën e një punonjësi të policisë së burgjeve.

Policia e Durrësit bën me dije se "Më datë 01.07.2018, në fshatin Bubq, Krujë, në banesën e shtetasit I. D. 52 vjeç, punonjës policie është konstatuar një sasi lënde plasëse eksploziv, e cila nuk ka shpërthyer.

Nga hetimet rezulton se kjo sasi është vendosur gjatë natës së datës 29.06.2018".

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale "Shkatërrimi i pronës me eksploziv" i mbetur në tentativë dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar në nenet 152, 22dhe 278/2 të Kodit Penal.