Dy raste dhune janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në qarkun e Durrësit, konkretisht një Durrës e një në Xhafzotaj.
Në Durrës, një 42-vjeçar ka dhunuar kunatën e tij 32 vjeçe. Ndërsa në Xhafzotaj, një burrë i moshuar i moshuar 75-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes 61-vjeçare.
Për të dyja rastet, blutë kanë plotësuar kërkesë padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme ndaj dy grave të dhunuara.
Njoftimi i policisë:
*Më datë 30.06.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen N. Gj., vjeçe 32, banuese në Durrës, pasi i kunati, shtetasi B. Gj., vjeç 42, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
*Më datë 30.06.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M. B., vjeçe e 61, banuese në fshatin Xhafzotaj, pasi bashkëshorti, shtetasi Sh. B., vjeç 75, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.





