Precipiton në dhunë sherri mes një babai e vajze në një lokal në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën e Shkozetit në lagjen nr.14, ku babai 52-vjeçar E.R. ka dhunuar 22-vjeçaren E.C.

Pas denoncimit të rastit në polici, uniformat blu referuan materialet në Prokurori dhe plotësuan kërkesë padinë për urdhërmbrojtje të menjëhershme ndaj vajzës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin E. R., vjeç 52, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 14, në një lokal ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vajzës, shtetases E. C., vjeçe 22, të cilës iu plotësua kërkesë padia për urdhërmbrojtje të menjëhershme. Neni 130 i Kodit Penal dhe Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.