Një 39-vjeçar shqiptar në Itali është arrestuar nga policia pas denoncimit të bërë nga partnerja e tij. 24-vjeçarja e kallëzoi shqiptarin për dhunë fizike dhe psikologjike.
Sipas saj, kjo situatë ka vazhduar prej disa vitesh, që prej vitit 2014. 24-vjeçarja i tha policisë italiane se 39-vjeçari e dhunonte vazhdimisht fizikisht dhe psikologjikisht.
Shqiptari e detyronte partneren e tij që të kryenin marrëdhënie seksuale përpara fëmijës 3-vjeçar, me të vetmin qëllim sipas saj, që 39-vjeçari donte t’i tregonte se si kryhet akti seksual. Por, pas 4 vitesh jetese të tillë nën frikë dhe poshtërim, 24-vjeçarja e denoncoi bashkëjetuesin në polici.





