Një drejtues i linjës urbane të kryeqytetit ka aksidentuar pasditen e së shtunës një këmbësor në zonën e quajtur “Xhamlliku”. Burime nga policia bëjnë më dije se ka mbetur i plagosur një i moshuar, i cili është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Nuk bëhet ende i ditur emri i të moshuarit të aksidentuar. Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e autobusit të linjës së Porcelanit. /tvklan.al