Është identifikuar punonjësi i Gardës së Republikës që është gjetur i vdekur brenda makinës së tij.
Mësohet se viktima është shtetasi Shkëlzen Qordja, i cili ishte me detyrë shofer i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Ai është gjetur i vdekur në mjetin e tij pranë Gardës së Republikës.
Policia dhe prokuroria janë në vendin e ngjarjes ndërsa po hetojnë në dy pista, vetëvrasje dhe krim.
Kjo sepse brenda makinës është gjetur edhe një pistoletë.





