Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka tentuar të korruptojë efektivin për të shmangur gjobën.

Mësohet se 35-vjeçari Miklovan Lamani, banues në Tiranë, i ka ofruar ryshfet punonjësit të policisë rrugore në Bulqizë për të shmangur kontrollin e dokumentacionit.

Sipas burimeve zyrtare, në vendin e quajtur ‘Qafa e Buallit’, Lamani u ka ofruar 5000 lekë punonjësve të policisë rrugore, për të shmangur masën administrative pasi nuk kishte vendosur rrinin e sigurimit, si dhe kishte mungesë të dokumentacionit të automjetit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua vlera monetare. Materialet proceduriale do t'i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale "Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike", parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.