Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 02:25 të mëngjesit të kësaj të shtune në Lushnje, ku drejtuesi i mjetit ka humbur jetën ndërsa është plagosur pasagjeri.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me iniciale V.H, 24 vjeç, banues në fshatin Halilaj, ka humbur kontrollin e mjetit tip "Fiat punto" dhe ka dalë jashtë rruge, në vendin e quajtur "Zhym"
Për pasojë 24-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ndërsa pasagjeri me iniciale L.P, 28 vjeç, banues në fshatin Pirrë, ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të kësaj ngjarje.





