Të paktën 5 persona janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi në masë në selinë e gazetës lokale Capital Gazette në Annapolis, SHBA ditën e djeshme.

Një praktikant me gazetën lokale, shkroi në Twitter se kishte pasur të shtëna me armë duke kërkuar ndihmë. Policia konfirmoi 5 të vdekur dhe 20 të plagosur ndërsa autori i sulmit është arrestuar.

Në numrin e radhës ditën e sotme të kësaj gazete të hedhur në treg, faqja e parë u hap me lajmin e trishtë, ndërsa më pas faqja e editorialit ishte lënë me qëllim bosh, në shenjë respekti e përkujtimi për viktimat e një dite më parë.