Një aksident i trefishtë ka ndodhur pak minuta më parë në Durrës.

Konkretisht aksidenti ka ndodhur në rrugën dytësore Plepa-Golem ndërsa “DurrësLajm” mëson se ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i një automjeti.

Shoferi i plagosur teksa ka tentuar të parakalojë është përplasur me një autobus, ndërsa një automjet i tretë është aksidentuar me veturën.

Si pasojë e aksidentit të rëndë, është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë nga makina drejtuesin e plagosur.

Ai është dërguar në spital ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.