Ka mbërritur pranë familjes trupi i të ndjerës, Anxhela Meçani e cila u vra në Torino më 11 qershor.

Persona ende të paidentifikuar e hodhën 21-vjeçaren në rrugë teksa makina ishte në ecje. Ajo humbi jetën një ditë më pas në spitalin e Torinos, pa asnjë të afërm pranë.

Pas vdekjes në mënyrë tragjike, familjarët e Anxhelës kanë kërkuar ndihmë për tërheqjen e trupit të saj për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike. Ende nuk ka një përgjegjës për vdekjen e saj, ndërsa autoritet italiane po vijojnë hetimet.

Për News 24, familjarët janë shprehur se do t’i shklojnë deri në fund kësaj çështjeje për të gjetur autorin e fundit tragjik të së bijës.