Ka shkuar në 5 numri i viktimave të sulmit në redaksinë e gazetës “Capital Gazette”, në Maryland të SHBA-së.
Një person i armatosur u fut në zyrat e redaksisë së gazetës dhe filloi të qëllojë të gjithë me radhë, ndërsa shumë prej të pranishmëve u fshehën poshtë tavolinave të punës, deri në momentin që u ndalën të shtënat.
Policia arriti të arrestojë agresorin dhe po e merr në pyetje, ndërsa nuk dihen ende shkaqet që e kanë shtyrë atë drej këtij sulmi.
“Capital Gazette” është një e përditshme e shtypit të shkruar në qytetin Annapolis të Marylandit, ndërsa gazeta e saj simotër, “Maryland Gazette” është një prej më të vjetrave amerikane. “Capital Gazette” zotërohet nga grupi mediatik “Baltimore Sun”, me pronarë më të mëdhenj “Tronc Inc.”. Policia është urdhëruar gjithashtu të kontrollojë dhe sigurojë edhe mjediset redaksionale të “Baltimore Sun”.





