Një aksident me dy të plagosur është regjistruar në orën 16:20, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në fshatin Plezhë, Shkodër. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se një autobuz me targa KS 05252DG me drejtues shtetasin F. L, 35 vjeç banues në Kosovë, dhe autoveturës tip Ford me targe AA053MO me drejtuese shtetasen L. K. 55 vjeçe dhe pasagjere shtetasen R. O. 58 vjeçe, banuese në lagjen Salo Halili, Shkodër, të cilat po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





