Gjykata e Durrësit ka vendosur sot masën "arrest me burg" për 4 personat e arrestuar për 3.4 milionë eurot e zbuluara në dy automjete “Toyota” në Portin e Durrësit.

Por sipas avokatit Saimir Vishaj, të arrestuarit janë viktima. Në një prononcim për mediat pas vendimit të Gjykatës, Vishaj ngre disa pikëpyetje, ndërsa thekson se është e paimagjinueshme që 4 të pranosurit të bëjnë trafikun e parave.

"Të katër personat u lanë në burg. Të arrestuarit janë viktima në këtë rast. Askush nuk thotë ku janë futur paratë në Belgjikë apo Itali. E paimagjinueshme që 4 të arrestuarit të bëjnë trafikun e parave", deklaroi ndër të tjera Vishaj.

Ndjekim prononcimin e avokatit Saimir Vishaj.