Gjykata e Durrësit ka vendosur “arrest me burg” për katër të arrestuarit në lidhje me 3.4 milion eurot e zbuluara në dy makina “Toyota Yaris” disa ditë më parë në Portin e Durrësit.
Sipas vendimit, shtetasit Alban Mollaymeri, Agim Çeka, Edi Lika dhe Klevi Lika do të mbeten në burg deri në përfundim të hetimeve.
Po kështu Gjykata e Durrësit ka vendosur mos-kompetencën dhe çështja transferohet te Krimet e Rënda për gjykimin e mëtejshëm





